Fushata kombëtare kundër shfrytëzimit të fëmijëve për lypje
Qindra fëmijë lypin në rrugët e Shqipërisë dhe jashtë saj. Fëmijët që lypin apo shesin sende nëpër rrugët nuk janë jetimë, as të braktisur nga prindërit. Përkundrazi, shumica e fëmijëve nxiten drejt lypjes nga prindërit e tyre.
Lypja e fëmijëve nuk është vetëm një pasojë e varfërisë. Ajo shpesh konsiderohet si një zgjidhje e leverdishme nga të rriturit. Të ardhurat nga lypja janë kaq të larta sa prindërit përfitojnë më shumë dukë nxjerrë fëmijët të lypin sesa po të punonin vetë. Te lypurit në rrugë i mban fëmijët larg shkollës, i privon ata nga kushtet normale te jetesës, nga një strehim dhe kujdes shëndetësor i përshtatshëm. Për më tepër, të lypurit në rrugë pengon zhvillimin e fëmijëve dhe kufizon aftësitë dhe mundësitë e të ardhmes së tyre.
Me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, UNICEF, Bashkisë së Tiranës, Qeverisë Australiane, projekti TACT, World Vision dhe iniciuar nga BKTF (Së bashku Kundër Trafikimit të Fëmijëve) ky website prezanton fushatën kombëtare kundra lypjes së detyruar. Me anë të kësaj fushate u drejtohet një mesazh i drejtpërdrejt publikut për tw rritur përgjegjësinw qytetare.
Fushata synon të tërheqë vëmendjen e publikut rreth kësaj mënyre të shfrytëzimit të fëmijëve, shkaqet dhe pasojat që ka tek fëmijët. Duke i informuar qytetarët se monedhat e tyre nxisin shfrytëzimin e fëmijëve fushata fokusohet tek kërkesa dhe synon të pakësojë fenomenin e shfrytëzimit për lypje të fëmijëve. Me anë të kësaj fushate u bëjmë thirrje qytetarëve të mos paragjykojnë, keqtrajtojnë apo përbuzin fëmijët që lypin, por t’ i trajtojnë ata me respekt dhe përkujdesje. Dhënia e lëmoshës në të holla fëmijëve nuk përbën zgjidhje për ta. Në vend të saj duhen mbështetur përpjekjet për t ë ndihmuar në mënyrë të qëndrueshme fëmijët në nevojë në Shqipëri.
English
Shqip





